Jahjaga: Derisa bota po shënon “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore”, ne po dështojmë

Aktuale

Jahjaga: Derisa bota po shënon “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore”, ne po dështojmë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:22
Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se vrasja e Liridona Ademaj-Murselit është dëshmi e dominimit të logjikës së sundimit burrëror.

Ajo ka thënë se derisa bota është duke shënuar fushatën “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore” me aktivitete të ndryshme, Kosova është duke dështuar.

“Po gjatë këtij 16 ditëshi, ne po dështojmë, çdo vit e më shumë, çdo vit e më keq. Vrasja e Liridona Ademajt, në mënyrë kaq brutale e të pamëshirshme është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave në vend”, ka shkruar Jahjaga.

“Të jetë humbja e Liridonës rasti i fundit. E kryerësit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar sa ma shpejtë!”.

Ish-presidentja ka përgëzuar Policinë e Kosovës, institucion në të cilin vite më parë ka punuar edhe vetë, për reagimin e shpejt dhe arrestimin e të dyshuarve.

Kampanja “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore” është duke u mbajtur edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat