Gjykimi ndaj Murselit dhe dy të tjerëve, masa të larta sigurie nga policia

Aktuale

Gjykimi ndaj Murselit dhe dy të tjerëve, masa të larta sigurie nga policia

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 09:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Familjarët e Liridona Ademajt kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës aty ku pritet të dalin para gjykatës bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj.

Media raporton se para gjykatës janë marrë edhe masa më të larta sigurie.

Seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë nga ora 09:30.

Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat