“Fëmijët e Liridonës, nën kujdestarinë e shtetit suedez”, gazetari tregon ç’do të ndodhë

Aktuale

“Fëmijët e Liridonës, nën kujdestarinë e shtetit suedez”, gazetari tregon ç’do të ndodhë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 17:06
Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Fëmijët e Liridona Murseli Ademaj mund të merren në kujdestari nga shteti suedez, kështu tha gazetari Kosovë Gjoci, në një lidhje direkte për Euronews Albania.

Ai tha se vëllai i Liridonës, është shprehur se fëmijët ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre, ndërsa duke qenë se fëmijët janë vetëm me nënshtetësi suedeze, mundet që të dy të kalojnë në kujdestari të shtetit suedez.

“Fëmijët nuk e dinë ende se mamaja e tyre ka vdekur. Ata janë të dy të mitur dhe janë munduar që t'i mbajnë sa më larg kësaj çështjeje, ata ende nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë të përfshirë institucionet sociale dhe policia në kujdesin e tyre, sepse dihet që ata kanë kaluar një traumë.

Daja i tyre tregoi se kur i ka takuar në stacionin e policisë, njëri nga djemtë ka vrapuar drejt tij dhe i ka thënë se si dikush tentoi t’i grabiste, ndërsa në dorë djali mbante të shtrënguara në dorë disa para të cilat thoshte se nuk kishte pranuar t’ia jepte grabitësve.

Sa i përket kujdestarisë, daja ka thënë se me këtë do të merret shteti suedez, sepse të dy fëmijët kanë vetëm nënshtetësi suedeze. Familjarët kanë pasur kontakt edhe nga ambasada suedeze dhe në momentin e parë që do të jetë e mundur fëmijët me gjasë mund të merren nën kujdes të shtetit suedez”,-tha Kosovë Gjoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat