“Djalë më inteligjent s’ka, disa shkolla ka bërë”, babai i Naim Murselit tregon se si u njoh i biri me Behgjet Pacollin

Aktuale

“Djalë më inteligjent s’ka, disa shkolla ka bërë”, babai i Naim Murselit tregon se si u njoh i biri me Behgjet Pacollin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:06
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Babai i Naim Murselit, Shaban Murselit ka treguar se si u njoh i biri me Behgjet Pacollin, për të cilin tha se ishte këshilltar i tij kur ishte ministër i Jashtëm. Ai rrëfeu për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se djali i tij kishte kontribuar për disa vite dhe ishte paguar.

Le të ndalojmë pak te politika…Nxitoi që të thoshte; djali juaj nuk ka qenë ndonjëherë këshilltar i Pacollit…

Ai ka qenë në takime të rëndësishme. Ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme. Këtë mund ta vërtetoni nga faqja e ministrisë, se them unë!

Flitet që këtë detyrë e ka bërë pa pagesë…

Këshilltarët e ministrisë së Punës së Jashtme nuk paguhen nga buxheti i qeverisë së Kosovës. Por nga fondet. Nuk e di se ka diçka falas. Të punon falas! Asnjë këshilltar nuk paguhet nga fondi i Kosovës.

Si është njohur Behgjet Pacolli dhe u bë kumbar i dy djemve

Falë aftësive të Naimit. Ai ishte djalë shumë inteligjent, për IT. Djali më inteligjent që ekziston. Ka mbaruar disa shkolla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat