“I ngeli si gozhdë”, gazetari: Kjo është pista kryesore për vrasjen e Liridonës me porosi të Murselit

Aktuale

“I ngeli si gozhdë”, gazetari: Kjo është pista kryesore për vrasjen e Liridonës me porosi të Murselit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:09
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Gazetari Gazment Saiti është shprehur se si pistë kryesore për vrasjen e Liridonës me porosi të bashkëshortit të saj, ishte inferiotiteti që Naimi ndjente përballë saj.

Saiti tha se në vitin 2019 Liridona i kishte kërkuar Naimit divorcin.

Sipas tij, Naimit kjo kërkesë i ka ngelur si “gozhdë” dhe ka pritur momentin për ta ekzekutuar.

“Shkaku kryesor është inferioriteti i meshkujve shqiptarë që marrin vajza si Liridona. Në vitin 2019 këta kanë kërkuar divorcin e njëri-tjetrit. E ka kërkuar vetë Liridona për t’u larguar nga bashkëshorti i saj. Kjo kërkesë ka ngelur si gozhdë në vëmendjen e Naimit. Edhe babai i Naimit tha se zonja ka pasur një biznes të suksesshëm në Suedi.

Në momentin që Naimi e ka parë rrezikun për një ndarje të mundshme nga ajo, ka arritur deri në këtë pikë. Është realiteti i shumë meshkujve shqiptarë që nuk pranojnë që femra e tij të jetë krah një mashkulli tjetër.

Një variant tjetër është se një motiv ka qenë pasuria. 300 mijë euro që Naimi dhe fëmijët do të merrnin nuk janë pak. Nuk duhet të ketë asnjë lloj hetimi tjetër veç deklaratave të tre personazheve. Si mundet që Granit Plava i del makinës përpara dhe qëllon. Naimi shumë mirë mund t’i thoshte fëmijëve uluni dhe ta kishte shtypur grabitësin. Në momentin që i është afruar vrasësi ky ka bërë atë që ka pasur në skenar”, është shprehur Saiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat