Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur 33 aktakuza për krime lufte

Aktuale

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur 33 aktakuza për krime lufte

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:43
Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokurorja Drita Hajdari, në konferencën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës tha se arsyeja pse është thirrur konferenca e sotme për media, ka të bëjë me interesimin e madh për punën e këtij institucioni.

Derisa paraqiti disa statistika lidhur me rezultatin e punës së kësaj Prokurorie.

Ajo ka theksuar se deri më tani janë ngritur 33 aktakuza me 89 persona.

“Sa i përket aktakuzave ju njoftoj se deri tani prokurorët vendorë kanë ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetencave ishin të ballafaquar me probleme të shumta sepse kryesit e këtyre veprave penale nuk ishin në Kosovë, shumica ishin në Serbi. Ndërsa viktimat dhe dëshmitaret në Kosovë. I kemi zhvilluar hetimet, i kemi grumbulluar provat, i kemi pranuar provat nga tribunali”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat