​Abdixhiku: Drafti i Asociacionit vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

Aktuale

​Abdixhiku: Drafti i Asociacionit vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:55
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me draftin që iu është dorëzuar kësaj partie, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nis me preambulën që i referohet rezolutës 14 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë dhe përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Abdixhiku në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, tha se kjo parti nuk mund të mbështes asnjë produkt që del jashtë kornizës Kushtetuese, jashtë sistemit tonë unitar dhe jashtë rregullimit territorial të Kosovës.

Ai shtoi se nga ky këshill pret që të kuptohet se Kosova është në një gjendje të rëndë dhe çdo vonesë e veprimit politik është dëm i pariparueshëm. Sipas tij, sot një javë LDK , ka pranuar draftin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Abdixhiku: Drafti iu dorëzua LDK-së pas afatit të dorëzimit të komenteve

“Paraprakisht ka pasur synime që ky draft të jepet vetëm për lexim, e kam konsideruar si ofendim të rëndë që një parti shtetformuese, bartëse e procesit të dialogut nëpër vite të jetë vetëm me memorie fotografike e një dokumenti 45 nenësh dhe t’i jap mbështetje apriori pa e kuptuar atë në thelb, së këndejmi nuk kam pranuar një qasje të tillë, kështu nuk vepron LDK... është i vonshëm dhe na vjen pas afatit të dorëzimit të komenteve për të dhe që ta keni të qartë, LDK nuk ka qenë fare e përfshirë në këtë proces“, tha ai, duke akuzuar qeverinë se ka qenë e mbyllur para dhe pas dorëzimit të këtij dokumenti.

Ai theksoi se për dokumentin do të kenë edhe qëndrim politik si LDK, megjithatë dha disa nga vlerësimet e para për draftin.

Abdixhiku: Drafti për Asociacionin na vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

“Më lejoni të shtoj para jush dhe para opinionit publik disa nga vlerësimet e para për këtë dokument. Ai na vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim. Nis me preambulën me rezolutën 12 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë e përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Se si institucionet e Kosovës pranojnë një dokument të tillë që paralelizon deklaratën e shpalljes së pavarësisë me rezolutën 12 44 në një akt normativ të brendshëm dhe se si e pranojnë që Asociacioni si trup autonomie të mbahej jo brenda Gjykatës Kushtetuese por në sistem arbitrazhi, kjo për ne mbetet e pakuptimta, ndoshta përgjigjen mund ta gjemë te vet deklaratat e tyre që Kosovën republikë të pavarur e sovrane e shohin veç të përkohshme, por unë besoj që prapa kësaj fatkeqësie mosbesues në një shtet që meriton konfirmimin sot, qëndron një paaftësi e thellë dhe një apetit për popullzim destruktiv që na sjellë gjithnjë në situata edhe më të rënda se paraprake.. në këtë pikë dua ta bëj të qartë se LDK nuk mund të mbështes asnjë produkt që del jashtë kornizës Kushtetuese, jashtë sistemit tonë unitar dhe jashtë rregullimit territorial të Kosovës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur deri tani në çdo paraqitje tonën dhe nuk përtej këtij qëndrimi nuk mund të kapërcejmë”, tha ai duke shtuar se autonomia derivon nga marrëveshja e Ohrit, të cilën theksoi se e ka kundërshtuar LDK.

Abdixhiku u ndal edhe te gjendja ekonomike, ku kritikoi qeverinë aktuale.

Abdixhiku: Një qeveri që nuk realizon më shumë se 29 % e buxhetit, është thjesht në dorëzim

“Qeveria popullsitë ka shndërruar menaxhimin ekonomik në një transakcion financiar ku paratë shpërndahen pa ndonjë efekt afatgjatë. Ky transaksion i thjesht financiar ka prodhuar pasivitetin më të madh investues në vend. Një qeveri që nuk arrin më shumë se 29 % të buxhetit për investime kapitale në vend, pra atij që ka planifikuar e ne nuk po themi që është ku ta di çfarë planifikimi, pra një qeveri që në planin e vet nuk realizon më shumë se 29 %, është thjesht në dorëzim. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj njerëzit tanë po e braktisin vendin e vet “, tha ai.

I pari i LDK-së u tha anëtarëve të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, se do të mbahen mend si gjenerata që ri-ngriti LDK-në kur askush nuk besonte.

Abdixhiku: Në këtë rrugëtim do të ketë edhe cinik që përçmojnë çdo punë tuajën

“Natyrisht në këtë rrugëtim do të ketë edhe cinik që përçmojnë çdo punë tuajën dhe do të ketë ankues që nuk mjaftohen kurrë por vet nuk bëjnë asnjë punë, janë të mirë, tregojnë çfarë duhet bërë por vet s’bëjnë gjë. Ajo çka kam kuptuar gjatë kësaj kohe, është se marrja me ta është vetëm humbje kohe dhe ne kohë për të humbur nuk kemi më“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat