Biznesmeni që ishte përfshirë në aferën e Oksigjenit akuzohet se pagoi njerëz për ta terrorizuar renë

Aktuale

Biznesmeni që ishte përfshirë në aferën e Oksigjenit akuzohet se pagoi njerëz për ta terrorizuar renë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Biznesmeni, Hysni Hoxha po dyshohet se ka paguar njerëz për ta terrorizuar ish-gruan e djalit të tij dhe familjarë të saj, në mënyrë që t’ia besojë kujdestarinë e mbesës, pas vdekjes së djalit. Emri i Hoxhës është përmendur edhe gjatë pandemisë, ani pse nuk kishte licencë furnizonte Spitalin e Prizrenit me boca të oksigjenit. Nga dosja që ka siguruar Gazeta Insajderi, mësohet se Hysni Hoxha kishte angazhuar Grupin “Porosia” në krye me liderin e saj Driton Sylejmanin për të frikësuar nusen e djalit dhe familjarët e saj, më konkretisht vëllai e saj.

.D (vëllai i viktimës), ishte sulmuar fizikisht nga persona që po pretendohet se janë porositur nga Hysni Hoxha.

Viktima, F.D (emër i njohur për redaksinë), ka deklaruar se vazhdimisht ka pasur probleme me vjerrin e saj. Problemet deklaroi se u bënë edhe më të mëdha në momentin kur i vdiq burri, dhe në pyetje ishte besimi i vajzës.

“…se Hysni Hoxha është ish vjerri im dhe me të njëjtin vazhdimisht kam pasur probleme për shkak të vajzës time, i cili ka dashur që ai ta mbaj pas vdekjes së ish bashkëshortit tim, mirëpo kur ish bashkëshorti im ka ndërruar jetë, gjykata me vendim me ka besuar vajzën mua. Ndërsa sa i përket rastit të fundit, që më është dëmtuar familja ime në muajin Nëntor të vitit 2022, ka qenë pas mesnate në ora 00:20, ku më është sulmuar vëllai nga dy persona të pa njohur para shtëpisë dhe e kanë dëmtuar duke i shkaktuar lëndime të rëndë trupor, ku është qëlluar me një mjete të fortë dhe për këtë u trajtuar në QKUK të Prishtinë, si pasojë e këtyre lëndimeve”, ka deklaruar ajo para prokurorisë përcjell Insajderi.

Sipas saj, pretendimi nuk ishte vetëm për ta rrahur por edhe për ta vrarë vëllai e saj.

Unë kam menduar që pas këtij rasti qëndron Hysni Hoxha, asnjëherë nuk kemi pasur probleme me askënd. Dhe sipas policisë dhe video incizimet që janë marrë prej policisë në shtëpi, Hysni Hoxha ka paguar njerëz që të ma sulmojnë apo edhe të ma vrasësin vëllain tim krejt”.

Viktima deklaron se përveç saj probleme me Hysni Hoxhën kanë pasur edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, si dhe një hetuesi të rastit. Të gjithë thotë se i ka kallëzuar penalisht.

Thekson se çdoherë ishte nën përcjellje të ish-vjeherrit të saj.

“E njëjta ka shtuar se çdo herë sipas policisë unë kam qenë nën përcjelljen e Hysni Hoxhës dhe në të shumtën e herëve këto përcjellje kanë qenë nga Hysnia edhe kur e kam pasur vajzën edhe kur kam qenë vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat