Kolona në vendkalimet kufitare, në Merdar tri orë pritje për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Kolona në vendkalimet kufitare, në Merdar tri orë pritje për të hyrë në Kosovë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:55
Ilustrim

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona dhe pritje të gjatë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 19:18) kolona të veturave dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë

Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në vendin tonë.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

Edhe në vendkalimin në Jarinjë po pritet deri në një orë për të hyrë në Kosovë, raporton telegrafi.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat