Specialja shtyn katër seanca, pranohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes së Kadri Veselit

Aktuale

Specialja shtyn katër seanca, pranohet pjesërisht kërkesa e mbrojtjes së Kadri Veselit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:01
Kadri Veseli

Gjykata Speciale në Hagë ka shtyrë katër seanca të parapara të mbaheshin shkurt (13 deri më 15 shkurt).

Kështu Specialja ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, e cila erdhi i shkak i vdekjes së papritur të avokatit, Andrew Strong.

“Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë ҫështje nga data 12 deri më 15 shkurt.

Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat