“Vuçiq po lutet për kthimin e Trump”, Ramabaja zbardh prapaskenat: Çfarë pritet të ndryshojë për Kosovën

Aktuale

“Vuçiq po lutet për kthimin e Trump”, Ramabaja zbardh prapaskenat: Çfarë pritet të ndryshojë për Kosovën

Më: 5 janar 2024 Në ora: 13:11
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po shpreson se nëse Trump kthehet në pushtet kjo do ta ndihmojë në krijimin e një bote serbe.

Kjo sipas Ramabasë do të ishte një mënyrë që Serbia të heqë dorë nga mbështetja pro ruse dhe të rreshtohet nga Perëndimi, por një gjë e tillë do të sillte destabilizim në të gjithë rajonin.

“Serbia po pret të marrë lëshime më të mëdha nga perëndimi, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur merren me krijimin e botës serbe, pa Kosovën respektivisht pa veriun e Kosovës, përjashtohet mundësia që Serbia të heq dorë nga orientimi i saj thuajse dy shekullor pro rus dhe kësaj radhe të rreshtohet pro perëndimit.

Por ky do të ishte çmimi më i madh që do duhet të paguante rajoni në tërësi dhe në veçanti Bosnja dhe Mali i Zi. Harta politike e europës ka gjasa të ndryshojë shumë. Vuçiç e beson shumë këtë ide, madje beson shumë se rikthimi i Trump mund t’i sjellë favore të kësaj natyre. Gjasat janë që këtë ç3ështje ta rrumbullakojë me administratën e Bidenit”, tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat