Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 10:45”, thuhet tutje në njoftim.
Të enjten nga ora 9:30, për mysafirin nga Irlanda do të ketë pritje me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu”.
Nga ora 09:35 mbahet takimi ndërmjet dy delegacioneve, kurse nga ora 10:30 do të mbahet konferenca e përbashkët mes dy kryeministrave Kurti e Varadkar.