Djali i Smajl Hajdarajt tregon çfarë ndodhi ditën që ia vranë babain: Më thanë...

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt tregon çfarë ndodhi ditën që ia vranë babain: Më thanë...

Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:53
Shpëtim Hajdaraj

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të njohur të LDK-së, Smajl Hajdaraj, është rrëfyer për ditën e kobshme, kur babai i tij u vra në Pejë më 17 janar të vitit 2002.

Atë ditë, Shpëtim Hajdaraj thotë se ka qenë në Prishtinë dhe ka thënë se është njoftuar pas mesnatës se babai i tij është plagos.

“Më 17 janar 2002, ishte e enjte, mua më kujtohet shumë mirë. Unë në atë kohë isha student dhe kam qenë në Prishtinë, gjatë gjithë ditës kam qenë në ligjërata në fakultet dhe dikur në mbrëmje kam qenë i angazhuar me disa provime dhe unë atë natë nuk kam dëgjuar derisa ka ardhë një djalë i axhës diku rreth pas mesnatës. Në atë kohë kam qenë në gjumë dhe më kanë njoftuar se duhet të shkojmë urgjentisht në Pejë sepse Smajlin e kanë plagos. Ne u nisëm për në Pejë menjëherë. Vrasja ka ndodhur rreth orës 19:57. Nuk më kanë njoftuar mua, por ajo ditë ka qenë ditë e zakonshme pune për të, nuk ka pasur ndonjë angazhim në kuvend në Prishtinë, ka qenë në Pejë. Ai ka punuar në KEK, aty është punësuar që nga vitet ‘80, e ka udhëheq një sektor të elektroenergjetikës, ka qenë me profesion inxhinier”, tha ai.

Ai ka thënë se përpos punës në KEK, Smajl Hajdaraj ka pasur edhe disa takime brenda ditës. Shpëtimi bëri të ditur se njeriu i fundit që e ka takuar i ndjeri ka qenë nëna e tij.

“Atë ditë përpos punës së përdtishme në KEK, normalisht kemi mësuar q ka pasur edhe aktivitete tjera, psh, ky ka qenë kryetar i klubit të volejbollit Rugova, na kanë tretguar lojtartët që gjatë ditës janë takuar me të, pastaj ka tentuar të takohet edhe me kryetarin e shoqatës së intelektualëve nga Rugova për përpjekjet për organizimin e një akademie për babain e tij, gjyshin tim, që ka qenë i burgosur politik gjatë viteve ’50. Para se të shkojë në banesë, e ka vizituar edhe nënën e tij, dhe ai  ka qëndruar aty për gjysmë ore dhe ka qenë e zakonshme që ajo t’i jepte qumësht me vete, dhe ka ardhur në banesë. Njeriu i fudit që e ka takuar ka qenë nëna e tij dhe ka ardhur në banesë”, ka thënë Shpëtim Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat