Djali i Smajl Hajdarajt: Babain ma vranë me 11 plumba, u qëllua në gjoks e kokë

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt: Babain ma vranë me 11 plumba, u qëllua në gjoks e kokë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:54
Shpëtim Hajdaraj

Shpëtim Hajdaraj ka thënë se babai i tij, Smajl Hajdaraj, është vrarë me 11 plumba.

Ai tha se plagët ka qenë kryesisht në gjoks dhe në kokë.

“Aty mblidhen banorët që jetonin në aë pjesë dhe pas disa minutave mbërrin një patrullë e policisë së Kosovës dhe e rrethojnë vendin e ngjarjes dhe nuk ka dërgesa në spital se në një far forme është konstatuar se ai është i vdekur. Ai është goditur kryesisht në gjoks edhe në kokë. Në gjoks i ka pasë disa plumba. 11 plumba janë gjetur në trupin e tij”, tha ai.

Smajl Hajdaraj ishte veprimtar i LDK’së, i cili u vra më 17 janar të vitit 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat