Muja pas deklaratave të ndërkombëtarve: Dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serbë në Kosovë

Aktuale

Muja pas deklaratave të ndërkombëtarve: Dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serbë në Kosovë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:43
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas deklaratave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, se Kosova po ndërmerr masa të njëanshme, sa i përket çështjes së dinarit.

Muja thotë se BE bën këto cilësime për Kosovën, kurse për Serbinë nuk ndërmarrin asnjë masë.

Si mundet që mbyllja e komunave/strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njëanshme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë? Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm”, shkroi ai.

Muja tha se “Askush nuk po i hedh benzinë zjarrit. Por disa deklarata të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat