E zë orteku, humb jetën një person në Brezovicë, policia jep detaje

Aktuale

E zë orteku, humb jetën një person në Brezovicë, policia jep detaje

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 18:08
Brezovica

Një incident tragjik ka ndodhur tek Qendra e Skijimit në Brezovicë.

Polica ka bërë të ditur se një skitar ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se forcat e ndërhyrjes së policisë tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

Edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka intervenuar për rastin në fjalë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku. Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat