Abdixhiku për vizitën e Blinken: Shqipëria po na ikë me hapa të mëdhenj, Kosova peng i çmendurisë populliste

Aktuale

Abdixhiku për vizitën e Blinken: Shqipëria po na ikë me hapa të mëdhenj, Kosova peng i çmendurisë populliste

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 18:10
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Tiranë.

Abdixhiku ka thënë se vite më parë një vizitë e tillë në nuk do ta ishte e mundur pa kaluar nëpër Kosovë.

Sipas tij, në kohën kur me vendin po qeverisë Kurti, Kosova është bërë peng i çmendurisë

“Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje – dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë – nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.

Lidhja Demokratike e Kosovës  ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!”.

Postimi i plotë

Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë. Aty flet për numrin rekord të turistëve, për këngët e Duas, punën e Mira Muratit në ChatGPT, kualifikimin e Shqipërisë në Evropian e për partneritetin e jashtëzakonshëm në mes të dy shteteve mike.

Vite më parë, një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë. Kosova, si destinacion ishte e natyrshme.

Sot, në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi.

Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë!

Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet.

Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje – dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë – nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.

Lidhja Demokratike e Kosovës  ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat