E papritur: Lajçak takohet me Alicia Kearns, ky ishte diskutimi mes tyre

Aktuale

E papritur: Lajçak takohet me Alicia Kearns, ky ishte diskutimi mes tyre

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:47
Foto nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bëri të ditur se ka takuar kryesuesen e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Lajçak, në një postim në platformën X, tha se kishte një diskutim të detajuar dhe të mirë me Alicia Kearns, për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Patëm një diskutim të detajuar dhe të mirë me Alibia Kearns për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për dialogun e normalizimit dhe zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vlerësoj interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, shkruan Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat