Gërvalla takon ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Portugalisë dhe Lihtenshtajnit, flasin për sigurinë

Aktuale

Gërvalla takon ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Portugalisë dhe Lihtenshtajnit, flasin për sigurinë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Foto nga takimi

Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ,inistrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, João Gomes Cravinho si dhe ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.

Në komunikatë thuhet se gjatë këtyre takimeve, ministrja Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

“Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat