​Zyba: Rusia dhe Serbia mbeten vende agresive në raport me Kosovën

Aktuale

​Zyba: Rusia dhe Serbia mbeten vende agresive në raport me Kosovën

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Sali Zyba

Qëndrimet e Rusisë dhe Serbisë në raport me Kosovën mbeten armiqësore dhe agresive, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba.

Këto deklarata Zyba i bëri pas mbledhjes së Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, ku raportoi me dyer të mbyllura drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Duke folur për ndikimet ruso-serbe në Kosovë, Zyba tha rreziku prej Serbisë është permanent çdo herë, andaj niveli i përgjegjësisë shtetërore duhet të jetë i lartë.

Zyba: Dihet qëndrimi i Rusisë dhe Serbisë në raport me shtetin e Kosovës

“Dihet qëndrimi i Rusisë dhe Serbisë në raport me shtetin e Kosovës dhe interesat e saj. Nuk diçka të veçantë, mbeten vende armiqësore dhe agresive në secilin prej rasteve të mundshme”, tha Zyba.

Zyba ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komisionit është diskutuar edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij javë më parë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat