Meta: Ka 11 vjet që Edi Rama e provokon Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, si lojë Volejbolli ia pasoi topin Vuçiqit

Aktuale

Meta: Ka 11 vjet që Edi Rama e provokon Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, si lojë Volejbolli ia pasoi topin Vuçiqit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:20
Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama, tash e 11 vite e mban qëndrime me të cilat e provokon sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Edi Ramës karshi procesit të dialogut Kosovë-Serbi,  Meta tha se ky qëndrim nuk është asgjë e re nga Rama.

“Unë nuk mendoj se kemi ndonjë surprizë, u bënë gati 11 vite që në mënyrë të vazhdueshme kemi një koherencë të qëndrimeve që provokojnë pavarësinë e Kosovës, që provokojnë sovranitetin e Kosovës, që provokojnë integritetin territorial të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje pavarësinë, arritjet e Kosovës, mos të harrojmë një deklaratë shumë e papranueshme ka qenë ajo në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës ku thonë se ai shikonte të ardhmen bashkimin e dy vendeve ose që të dyja vendet të kishin një vend në Kombe të Bashkuara, një president të përbashkët”, u shpreh Meta.

Sipas tij, me këtë deklaratë Edi Rama i kishte dhënë një rast presidentit serb, Vuçiq për ta sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Pra, që do të thotë që në të ardhmen do të kemi një vend në Kombet e Bashkuara, që do të thotë procesi i njohjes së Kosovës nuk është i nevojshëm, bile edhe ai i tyre që janë bërë deri tani është i tepërt dhe që duket si një deklaratë emocionale por nuk eshtë aspak e tillë. Dhe ndërkohë është si në lojën e volejbollit kur dikush i pason tjetrit për të gjuajtur dhe në rastin konkret kjo ishte kontribut për Vuçiqin i cili i revoltuar i ekspozoi botës që këta kanë një qëllim, ne nuk kemi arsye përse të vazhdojmë këto detyrime që vijnë nga dialogu Serbi-Kosovë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe dy shteteve”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat