Vizita e Zelenskyt në Tiranë, Koka: Do të kuptohet qëndrimi i Ukrainës për Kosovën

Aktuale

Vizita e Zelenskyt në Tiranë, Koka: Do të kuptohet qëndrimi i Ukrainës për Kosovën

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:00
Bledian Koka

Sot, për herë të parë në Shqipëri do të shkojë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai do të marrë pjesë në Samitin që do të organizohet në Tiranë nesër dhe pasnesër me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

E këtë vizitë e e konsideroi shumë të  rëndësishme gazetari nga Shqipëria, Bledian Koka.

Sipas tij, gjatë këtij takimi do të kuptohet se cili është qëndrimi i Ukrainës sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës.

“Sigurisht që kjo vizitë është e rëndësishme aq më tepër që ndodh në Tiranë. Ka pritshmëri për këtë lloj vizite dhe për të kuptuar se cili është qëndrimi i Ukraniës sa i takon faktit që Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën dhe nëse është e gatshme apo jo akoma që ta njohë Kosovën. Nga ky takim mund të kuptohet shumë edhe sa i takonmrreziqeve, jo vetëm rrezikut që Ukraina përballet prej dy vitesh që është pushtimi rus, por edhe për tu kuptuar nëse ky rrezik mund të afektojë edhe rajonin e Ballkanit. Dhe padiskutim ky moment është shumë i rëndësishëm për të gjithë aktorët e ftuar në këtë Samit”, tha Koka.

Ndryshe, përfaqësuese e Kosovës do të jetë presidentja, Vjosa Osmani. Ndërkohë nga Serbia i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përmes një video-mesazhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat