Dyshohet se kishte me vete 80 mijë franga, në këtë vend u gjet i vdekur biznesmeni gjilanas

Aktuale

Dyshohet se kishte me vete 80 mijë franga, në këtë vend u gjet i vdekur biznesmeni gjilanas

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:34
Musah Hamiti

Biznesmeni nga Gjilani, Musah Hamiti është gjetur i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Ndërkohë rastin për gjetjen e një trupi të pajetë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjilan, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hashani.

Kujtojmë se 66-vjeçari ishte raportuar i zhdukur më 10 janar të këtij viti.

Në momentin që është zhdukur, dyshohet se me vete i kishte rreth 80 mijë franga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat