Zelensky në Tiranë, diplomati shqiptar: A do ta njohë Ukraina, Kosovën? Çfarë pritet nga samiti...

Aktuale

Zelensky në Tiranë, diplomati shqiptar: A do ta njohë Ukraina, Kosovën? Çfarë pritet nga samiti...

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Agim Nesho

Diplomati Agim Nesho ka komentua vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë, ku dhe do të zhvillohet samiti për Ukrainën.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se vizita e tij në Tiranë është pozitive duke shtuar se kjo vizitë duhet të vlerësohet.

Mes tjerash ai nënvizoi se do ishte me interes nëse kjo vizitë shoqërohet me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Takimi i Tiranës, është një takim tepër pozitiv, është një  vizitë që ne duhet ta vlerësojmë. Është momenti ku në politikën shqiptare ka një unison tepër të madh për mbrojtjen e Ukrainës në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Në shumë raste nuk bashkohemi për arsye se kërkesat janë në një rast që qeveria shqiptare të jetë më rezultative. Nuk duhet të krijojë vetëm aktivitete por dhe rezultatet. 

Ajo që do ishte me interes është nëse kjo vizitë përkrahëse që i bëhet Ukrainës, konkretizohet me diçka që Ukraina të njohë Kosovën. Ky duhet të jetë objektivi i Ramës, nëse ai është një lider që mendon jo për personalitetin e tij, por për çështjet e kombit shqiptar”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat