Deputetja Hoxha pasi ish-missi rrëfeu dhunën nga burri: Drenushë mos u turpëro për asgjë, dhunës duhet jo me i thanë

Aktuale

Deputetja Hoxha pasi ish-missi rrëfeu dhunën nga burri: Drenushë mos u turpëro për asgjë, dhunës duhet jo me i thanë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:30
Drenusha Latifi

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, ka rrëfyer se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj. Ajo ka ndarë edhe fotografi nga lëndimet trupore që i ka marrë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka përkrahur ish-missin dhe jep mesazhin ndaj grave që “dhunës duhet t’i thotë secila jo”.

“Drenushë mos u turpno për asgjë. Dhunës duhet jo me i thanë secila nga ne. E di që është vështirë me dal në publik e me i fol këto gjana, por ama duke mos fol kemi arritur në këtë pikë”, shkruan deputetja Hoxha.

Postimi i saj i plotë:

Drenusha Latifi e mbajë mend të re e të brishtë.

E bukur atëherë dhe e bukur sot.

Por sot një grua e fortë të cilës i'u ka sosur durimi për tekat dhe budallakun e burrave që gruan e shohin si trofe, si pronë dhe si kukull ku shfryejnë pasiguritë e xhelozitë e veta.

JO dhe JO.

Drenushë mos u turpno për asgjë. Dhunës duhet jo me i thanë secila nga ne. E di që është vështirë me dal në publik e me i fol këto gjana, por ama duke mos fol kemi arritur në këtë pikë.

Paq uratën dhe ditë të reja plot dritë bashkë me fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat