Xhaferi për një vizitë të mundshme në Kosovë: Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë

Aktuale

Xhaferi për një vizitë të mundshme në Kosovë: Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:56
Talat Xhaferi

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën.

I pyetur nga gazetarët pse nuk e ka vizituar Kosovën, ai tha se “në dasmë shkohet me ftesë”, derisa shtoi se nuk është çështje ftese, por shkak i agjendave.

Tutje, sa i përket raporteve ai tha se nuk ka pengesa në komunikim në mes të dy qeverive.

“Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë, s’kemi marrë ftesë ende . Nuk është çështje e ftesë, është çështje e agjendave, dihet që ne jemi edhe para zgjedhjeve, kështu që raportet janë raporteve të dy vendeve miqësore, që udhëheqin institucionet përkatëse, nuk ka kurrfarë pengese në komunikim, personale janë çështje tjera, nuk i ngatërrojë unë institucionale me ato personale”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat