Deputetja e LDK-së: Qeveria nuk po mendon për qytetarët, por vetëm për militantët e familjarët e tyre

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Qeveria nuk po mendon për qytetarët, por vetëm për militantët e familjarët e tyre

Më: 5 mars 2024 Në ora: 10:16
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Papunësia është e madhe në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar anëtarja e Komisionit për Ekonomi, njëherësh deputete e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo tha se Qeveria ‘Kurti’ nuk po mendon për qytetarët vetëm për militantet e VV-së.

“Kjo qeveri në të gjitha sektorët ka zero rezultate e regres dhe papunësia është e madhe dhe qeveria aspak nuk po mendon për qytetarët është duke menduar për militantët dhe familjarët e vetë. Kurti e Murati po thonë që mijëra qytetarë kanë hyrë në vendet e punës kjo e cila është  e pavërtetë”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.

Deputetja e LDK-së thotë se me investitor të huaj do të kishte vendi zhvillim ekonomik.

“Investitorët e huaj dhe qasje më të mirë me institucionet e vendit që të ketë zhvillimin ekonomik më të madh”, thotë ajo.

Ndryshe në raportin e fundit të ASK-së, theksohet se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.

“Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 18.7 për qind, ndërtimtaria me 12.1 për qind, arsimi me 10.3 për qind, administrata publike dhe mbrojtja me 9.2 për qind dhe prodhimi me 8.2 për qind. Raporti tregon se femrat kryesisht ishin të punësuara në sektorët e arsimit, derisa meshkujt në atë të tregtisë dhe ndërtimtarisë”, thuhet në raportin e ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat