“Më me ndikim se Vuçiq”/ Eksperti me deklaratë të fortë: Radoiçiq kontrollon rajonin nga shërbimet sekrete

Aktuale

“Më me ndikim se Vuçiq”/ Eksperti me deklaratë të fortë: Radoiçiq kontrollon rajonin nga shërbimet sekrete

Më: 11 mars 2024 Në ora: 13:06
Aleksandar Vuciq dhe Milan Radoiçiq.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, zbuloi në Euronews Albania detaje të reja nga fotoja e ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, me Milan Radoiçiq.

Elezi tha se Radoiçiq është një pjesëtar i shërbimit sekret rus, FSB dhe për llogari të Moskës ka orkestruar disa ngjarje në Serbi dhe Kosovë, përfshirë dhe Banjskën.

Madje eksperti theksoi se Radoiçiq ka më shumë ndikim në shërbimin sekret se vetë presidenti Vuçiç, duke u bërë kontrollues i shërbimeve sekret që kontrollojnë rajonin.

“Radoiçiç ka amrrëdhënie të jashtëzakonshme me shërbimin sekret rus FSB. Radoiçiq është pjesëtar dhe ka marrë detyra të larta nga FSB-ja ruse, një institucion që ka ndikim të jashtëzakonshëm në Serbi. Mos të harrojmë se ai ka kryer detyra për shërbimin sekret rus, jo vetëm në rastin e Basnjkës, por ka dhunuar persona në Serbi në emër të Rusisë. Marrëdhëniet e tij me drejtorin e BIA është një marrëdhënie që e tejkalon marrëdhënien e Vuçiç me BIA. Ai ka më shumë ndikim te BIA se vetë Vuçiç. Përmes shërbimit sekret serb Radoiçiq kontrollon rajonin”, tha ai.

Eksperti theksoi se fotoja mund të jetë publikuar nga shërbimet sekrete partnere të cilat mbajnë nën mbikqyrje Radoiçiq.

“Është një fotografi e mirëorganizuar, unë nuk mund të them që kjo fotografi nuk mund të jetë bërë nga shërbimet sekrete partnere. Kjo fotografi nuk ka ardhur nga marrja e kamerave të ambienteve të lokalit. Për sa unë di shërbimet sekrete kanë kapacitete të marrjes së pamjeve nga kamerat e objekteve publike pa u futur brenda duke përdorur passëordin e ëifi-së. Por në këtë rast fotoja është klasike, e bërë nga një person, qoftë një person që ka qenë duke shërbyer dhe nuk është marrë nga kamerat e sigurisë së objektit. Por a është publikuar nga partnerët apo nga opozita në Serbi? Pajtohem se kjo është një përpjekje për të treguar marrëdhënien e Radoiçiq me autoritetet në Serbi.

Paramendoni çfarë bëhet për ato që ne nuk i shohim”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat