Goga: Shumë shpejt do të kuptohet kush qëndron pas atyre që po shtyjnë në braktisjen e Islamit

Aktuale

Goga: Shumë shpejt do të kuptohet kush qëndron pas atyre që po shtyjnë në braktisjen e Islamit

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:35
Enes Goga

Enes Goga, Kryeimam i KBI-së në Pejë, ka thënë se shumë shpejt do të kuptohet se kush qëndron pas atyre që sipas tij po shtyjnë në braktisjen e fesë islame.

Në emisionin “Debat Plus”, Goga ka theksuar se gjysma e atyre njerëzve që janë pa nëpër tubime të caktuara kanë dalë publikisht dhe kanë kërkuar falje duke u deklaruar se janë keqpërdorë.

“Gjuha e Kuranit është origjinale. Ne nuk mund ta ndryshojmë asnjëherë, se edhe kohë pas kohe dalin disa debate që janë pjesë e agjendave që nuk ia dojnë të mirën këtij vendi. Kur thonë kur thonë fjala vjen pse ju hoxhallarët nuk luteni në gjuhën amtare, po ne shqip lutemi mirëpo, nëse është fjala tek falja e namazit, nëse është fjala tek disa rituale të caktuara, ato bëhen në gjuhën origjinale të Kuranit, ndërsa Hafiz Ali Korça në fillimin e vitit 1900 me Naum Veqilharxhin, kur ata e ishin të zotuar që ta çojnë para projektin e Sami Frashërit atje në Stamboll, i cili ishte i zotuar, ishte i vendosur që ta nxjerrë në dritë abetaren e gjuhë shqipe, ai e përdorte alfabetin e gjuhës shqipe dhe thoshte: Nuk është e ndaluar, nuk është obligative unë ta përdori alfabetin e Kuranit për gjuhën time amtare. Prandaj, ky debat ndonjëherë është me tendenca, është me tendenca për ta paraqitë islamin tek ne shqiptarët, si diçka e huaj dhe e dëmshme, asnjëherë”.

“Ato janë ato ato e di ku po aludoni në fund të vitit të kaluar.  Po ato janë gjysma po gjysma e atyre njerëzve që janë pa nëpër tubime të caktuara kanë dalë publikisht dhe kanë kërku falje dhe kanë deklaru se janë keqpërdorë dhe unë besoj që do të do të vjen koha shpejt jam shumë i vetëdijshëm që po e them këtë këtu në studio, ndoshta mundet me kanë ekskluzivitet ky ky informacion, unë jam shumë i sigurt që shumë shpejt opinioni jonë do ta kuptojë të vërtetën e këtyre lëvizjeve dhe kush qëndron pas këtyre lëvizjeve”, u shpreh Goga.

Goga aludon se ka grupe që janë dashakëqija, që flitet që ka mjete marramendëse që shpenzohen dhe investohen për iniciativa të tilla.

“Do të dalin, do të dalin organet e sigurisë të shtetit tonë, besoj që nuk do të jetë gjatë kjo kur do t’i demaskojnë gjithë ato tendenca. Nuk kam informacion më shumë. Dua të jem i rezervuar”, tha tutje ai.

Kur pyetet se si e ka parë ai këtë iniciativë në fillet e saj, Goga thotë se e sheh si të dështuar.

“Të dështuar për shkak se një iniciativë e tillë ka lindë në fillimin e viteve të 90-ta, mirëpo atëherë ka qenë mungesa e mediave. Në fillim të viteve të 90-ta ka pasur njerëz të caktuar edhe akterë, ku kanë dalë me kanë dalë me me me projektin e tyre, fjala vije, nuk duhet të themi nëpër tubimet tona dhe nëpër të pamët tona, merhaba ,apo nuk duhet të themi Selamunalejkum apo apo mirëpo krejt kanë qenë kanë qenë tentativa dhe përpjekje të dështuara, edhe kjo është e dështuar, kjo nuk i bien që ne të mos jemi të kujdesshëm kjo nuk i bjen që ne hoxhallarët të jemi gjithsesi më vigjilentë e të jemi më pranë dhe afër popullit, shoqërisë, gjematit, njerëzve tanë si të duash thuaj, mirëpo mendoj se ne jemi të pjekur mjaftueshëm si popull për me bë kalkulime të tilla. Islami nuk është i huaj në këtë vend”.

“Islami është i vjetër më shumë se 600 vite. Islami është në këtë vend para ardhjes së administratës osmane, jo në mënyrë masive, mirëpo ne kemi tri xhami dhe jam shumë i lumtur që tani një prej atyre tri xhamive, që është që daton para ardhjes së Osmanlive, do të fillojë restaurimi i saj në shalë të Bajgorës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat