Vrasja e Elvis Mekajt, flet nëna e tij: Më mjafton që lënda i ka kaluar Gjykatës së Apelit

Aktuale

Vrasja e Elvis Mekajt, flet nëna e tij: Më mjafton që lënda i ka kaluar Gjykatës së Apelit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:46
Sevdije Mekaj, nëna e të ndjerit, Elvis Mekaj

Apeli nga 10 vjet shtoi dënimin në 17 vjet për vrasësin e Elvis Mekajt.

Nëna e të ndjerit, Sevdije Mekaj ishte e ftuar në Kosova Today ku rrëfeu se është e kënaqur që lënda i ka kaluar Gjykatës së Apelit.

Ajo shprehu se i është kthyer besimi në drejtësi, pasi beson që edhe trupi gjykues është në rrugën e të drejtës.

“Për mu është shumë e mjaftueshëm që lënda i ka mbërri në Apel, jam e kënaqur që e ka pranuar Apeli e nuk e ka kthyer në rigjykim”, është shprehur Sevdije Mekaj.

Ajo ndër të tjera shprehi dëshirën që edhe vjet të tjera t’i shtohen dënimit të vrasësit së djalit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat