SHBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

SHBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:12
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe kushtet që Kosova duhet të plotësojë përpara se kërkesa e Kosovës të vihet në votim në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se implementimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë një vendim që ka shënuar progres dhe që SHBA publikisht e ka mirëpritur.

“Përmbushja e vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë, dhe ne në mënyrë publike kemi mirëpritur hapat që qeveria ka ndërmarrë”, ka thënë O’Brien.

Ai tutje ka thënë se Raportuesja për Kosovën në Këshill të Evropës e ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të shënoj progres sa i përket themelimit të Asociacionit, para se çështja e Kosovës të vihet në votim në Këshill të Ministrave.

“Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të lëviz përpara me themelimin e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës”, ka thënë O’Brien.

“Raportuesja e ka bere te qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat