​Konjufca: Dinari s’ka kthim prapa në Kosovë, zgjedhjet e reja janë opsioni më i mirë

Aktuale

​Konjufca: Dinari s’ka kthim prapa në Kosovë, zgjedhjet e reja janë opsioni më i mirë

Më: 25 mars 2024 Në ora: 15:16
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se vendimi për çështjen e dinarit i takon Kosovës dhe është vendim i cili nuk mund të kthehet mbrapa, pasi një vendim i tillë ka qenë i nevojshëm.

Konjufca u ka thënë mediave, se ekziston një përpjekje ndërkombëtare për të afruar qëndrimet e palës serbe dhe të Kosovës për çështjen e dinarit, por se nuk ka ndodhur ende.

Konjufca: Vendimi për dinarin nuk ka kthim mbrapa, Kosova ka të drejtën e saj

“Republika e Kosovës përmes qeverisë në këtë rast, sepse ajo është kompetente për këto çështje e ka formuluar saktë qëndrimin e vet se si do të pozicionohet sa i përket çështjes së dinarit. Ai është një pozicion shumë i qartë dhe pa dykuptimësi. Ka edhe një përpjekje tjetër ndërkombëtare që me mundur me gjet një hapësirë të afrimit të qëndrimeve, deri tash kjo nuk ka ndodhur. Nuk kam ndonjë mendim specifik se a do të ndodhë kësaj radhe, sepse Kosova është në të drejtën e saj dhe është një çështje sa i përket legjislimitetit të vet-vendimit, nuk ka askush vërejtje, nuk ka askush kritika, vendimi është i Kosovës. Është i duhuri dhe është ajo që është nevojitur, sa i përket kësaj se çfarë pasoja ka shkaktuar ajo, ato mund të adresohen në mënyrë të veçantë. Sa i përket jetës praktike se si funksion komuniteti serb atje, pagat beneficionet, pensionet e çka janë ato, për ato mund të gjendet ndonjë zgjidhje se si të paguhen dhe si të kryhen. Por, se a do të kthehet sërish dinari si çështje valutë së transaksionit në Kosovë, unë nuk besoj që ka kthim mbrapa", theksoi Konjufca.

Konjufca i pyetur nëse e përkrah shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është i gatshëm dhe se opsioni më i mirë janë zgjedhjet. Ai tha se duhet të diskutojnë me opozitën se kur është koha e duhur për të shkuar në zgjedhje.

Konjufca: Unë jam për zgjedhje, opsioni më i mirë janë zgjedhjet e reja

“Jo sot e kemi pasur kryesinë.... E përfunduam, nuk ka pasur asgjë nga këto kërkesa, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentarë mund të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve, ju e dini që moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhje por tash të gjithë po thonë që është këtë vit. Ka edhe disa muaj, nuk mund të them se cila është koha e duhur për të shkuar në zgjedhje. Edhe kryeministri ka thënë do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje, duhet të ulemi se cila është koha më e përshtatshme”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat