Plenkoviq: Kroacia do ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Aktuale

Plenkoviq: Kroacia do ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:44
Andrej Plenkoviq

Kosova sot ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, ka kaluar Raportimi pë anëtarësim në KiE.

E i lumtur për këtë vendim u shpreh edhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq.

Plenkoviq tha se shteti i tij do të vazhdojë ta përkrah Kosovën.

“Kroacia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat