“Është penduar për veprën”, detaje nga seanca që po mbahet – çfarë kishte ndodhur një ditë para krimit në Ferizaj

Aktuale

“Është penduar për veprën”, detaje nga seanca që po mbahet – çfarë kishte ndodhur një ditë para krimit në Ferizaj

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:30
Foto nga senaca gjyqësore

Është duke u mbajtur seanca për caktimin e sigurisë ndaj Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij dhe plagosjen e vëllait të saj, dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Avokati i 26 vjeçarit ka pranuar se klienti i tij është penduar për veprën e kryer.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai.

Ai tregoi për një mosmarrvëeshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat