Kosova drejt zgjedhjeve? Berisha: Diskutime jo zyrtare, Kurti është një rrezik për vendin

Aktuale

Kosova drejt zgjedhjeve? Berisha: Diskutime jo zyrtare, Kurti është një rrezik për vendin

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:00
Deputeti i PDK, Hisen Berisha

Deputeti i PDK, Hisen Berisha i ka konsideruar diskutime jo zyrtare, faktin që të shpërbëhet parlamenti dhe Kosova mund të shkojë nga mesi i qershorit në zgjedhje.

Ai ka thënë për emisionin “Ballkan Update” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një rrezik për Kosovën, si në aspektin social, ekonomik, politik dhe të sigurisë.

Sipas Berishës, realiteti është ky, por duhet lejuar ta konsumojë të gjithë mandatin për të mos krijuar kauza siç ka bërë më herët.

 “Unë mendoj që duhet t’i lejohet ta shfrytëzojë të gjithë mandatin, jo se ka bërë ndonjë qeveri të mirë, përkundrazi ka falimentim politik, social, dhe të sigurisë, në çdo aspekt të shtetit dhe këtë e thotë çdo qytetarë. Realiteti është ky, por këtij duhet lejuar ta konsumojë, vetëm që të mos i jepet hapësirë për të krijuar kauza siç ka bërë. Po t’i ndërpritet qeverisja, ky do të dalë me të njëjtën kauzë. Ky ka marrë zotim, por kemi një situatë kur ky u kthye në rrezik të Kosovës, në rrezik si në aspektin social, ekonomik dhe të sigurisë së Kosovës dhe politikë. Tani e ka kthyer Kosovën në një adresë ku do të faturohen të gjitha detyrimet dhe do ta dëmtojnë atë në aspektin institucional dhe juridik kushtetues. Është shkel parimi bazë me statutin që ka pranuar ky”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat