Vasfije Krasniqi: Po shkoj në veri të Mitrovicës për me iu tregu serbëve se kush jemi ne sot

Aktuale

Vasfije Krasniqi: Po shkoj në veri të Mitrovicës për me iu tregu serbëve se kush jemi ne sot

Më: 14 prill 2024 Në ora: 13:09
Vasfije Krasniqi – Goodman

Sot më 14 prill shënon Dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në organizimin që u mbajt nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për ta shënuar këtë ditë, mori pjesë edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi bëri të ditur se do të shkojë për herë të parë në veri të Mitrovicës për t’iu treguar serbëve se kush jemi sot.

“Do të shkoj në Veri të Mitrovicës sepse nuk kam qenë asnjëherë në veri, për me iu tregu serbëve se kush kanë qenë ata para 25 vjetësh edhe kush jemi ne sot, jemi të fortë dhe e kemi përballu gjithë atë dhunë e forcë dhe do t’ia dalim sepse Mitrovica është e jona”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se kjo ditë është e vështirë për të, por do që ta shndërrojë në ditë force.

“14 prilli është një ditë shumë e vështirë për mua, është ditë e mërzitshme, por unë nuk dua ta quaj dita e viktimës seksuale por dua ta quaj ditë të forcës. Dëshiroj që të na përkrhani jo vetëm më 14 prill por për çdo ditë”, tha Vasfije Krasniqi.

Ndryshe, sot në nivel vendi nis kampanja përmes të cilës do të kërkohet drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

14 prilli shënohet në shenjë solidarizimi me rreth 20 mijë persona që vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale para 25 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat