LDK: Do të vazhdojmë kontributin drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike

Aktuale

LDK: Do të vazhdojmë kontributin drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve dhe anëtarëve tjerë të NATO-s sot rezultoi në avancimin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se ky subjekt politik do të vazhdojë kontributin e vet, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike.

“Miqësia dhe bashkëpunimi me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbeten pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkushtimi i Kosovës tash e disa dekada për paqen, stabilitetin dhe parimet demokratike u pasqyrua në mbështetjen e NATO-s ndaj vendit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë falënderuese ndaj shteteve anëtarë të NATO-s që edhe sot, si gjithnjë, na qëndruan pranë dhe me votën e tyre mundësuan avancimin e statusit tonë”.

“Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO. LDK-ja do të vazhdojë kontributin e saj, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”,thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat