Konjufca pret në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”

Aktuale

Konjufca pret në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:40
Konjufca pret në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”.

Konjufca i falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në këtë program, që bën së bashku të rinj profesionistë nga mërgata, me dëshirën për të kontribuuar në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të Kosovës.

Duke theksuar rolin pozitiv që angazhime të tilla luajnë në forcimin e lidhjes së mërgatës me Kosovën, Konjufca tha se, të lindur dhe rritur në vende si ShBA-ja, Gjermani, Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika, ata do të kenë mundësinë që në institucionet e Kosovës ku tashmë janë angazhuar, të jenë një vlerë e shtuar, sa domethënëse aq edhe e rëndësishme.

Pjesëmarrësit në programin “Citizen Diplomacy Fellowship”, iniciativës së financuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e falënderuan Konjufcën për pritjen dhe e konsideruan këtë program një mundësi shumë të mirë për të angazhuar potencialin e mërgatës sonë dhe që organizon vullnetin për të dhënë sa më shumë kontribut për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat