Pse Kadri Veseli theu heshtjen në seancën e djeshme në Gjykatën Speciale?

Aktuale

Pse Kadri Veseli theu heshtjen në seancën e djeshme në Gjykatën Speciale?

Më: 28 maj 2024 Në ora: 13:49
Kadri Veseli

Në Gjykatën Speciale në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

Dje për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, u deklarua ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, deklaratë kjo që pati të bëjë me orët e përdorura për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, që më pas po ndikojnë në tejzgjatjen e paarsyeshme të procesit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gazetarët Rina Mujku, Besian Beha dhe avokatët Taulant Hodaj dhe Teki Bokshi sot ishin pjesë e emisionit “Kosova Today” për të folur në lidhje me këtë proces.

Në lidhje me deklaratën e parë të Veselit në gjykatë, Mujku u shpreh se kjo ka qenë strategji e mbrojtjes.

“Është strategji e mbrojtjes, që në fillim i ka lënë hapësirë vetëm avokatit të tij mbrojtës”, është shprehur Mujku.

Avokati Hodaj e konsideroi si gjë të mirë deklaratën e djeshme të ish-kryeparlamentarit Veseli.

“Unë konsideroj që Kadri Veseli bëri mirë që foli, unë jam idhtarë që palët, të akuzuarit në një procedurë penale të jenë më proaktiv në mbrojtjen e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, akovati Bokshi ndër të tjera foli edhe për zgjatjen e gjykimit.

“Sipas paralajmërimeve se gjykimi do të zgjasë deri në atë kohë, mendoj se këtu është duke iu cenuar e drejta e të akuzuarve në gjykim në afat të arsyeshëm”, tha Bokshi.

Në fund, ishte gazetari Beha ai i cili theksoi një të dhënë të cilën ai e konsideroi sa interesante, po aq edhe shqetësuese.

“Ajo që për mua ke një dhënë interesante në të njëjtën kohë edhe shqetësuese pak, është fakti që  mbrojtja e Kadri Veselit e prezantoi si statistikë që më shumë orë kanë bërë pyetje anëtarët e trupit gjykues ndaj dëshmitarëve, sesa mbrojtja e Kadri Veselit dhe mbrojtja e dy prej të akuzuarve të tjerë”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat