Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit që e dhunoi një 18-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore

Aktuale

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit që e dhunoi një 18-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore

Më: 28 maj 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, Xh.D.

Nën dyshimin se e ka dhunuar një 18 vjeçare me aftësi të kufizuara mendore.

Prokuroria ka dhënë detaje të aktakuzës së ngritur.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 Maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim, në atë mënyrë që fillimisht e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “Facebook”që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hyp në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe  ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr  dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat