Canaj: PDK-ja vazhdimisht i ka kërkuar zgjedhjet, kanë treguar që janë gati

Aktuale

Canaj: PDK-ja vazhdimisht i ka kërkuar zgjedhjet, kanë treguar që janë gati

Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:58
Blerim Canaj

Ish-diplomati në Gjermani, Blerim Canaj ka thënë se PDK-ja treguar që janë të gatshëm për zgjedhje, kjo pasi në vazhdimësi ka kërkuar që të ketë zgjedhje.

Sipas Canajt, partitë politike bëjnë kalkulime para zgjedhjeve dhe ka të ngjarë që kalkulimet partive të tjera nuk iu kanë dalë siç e kanë paraparë.

“Që nga fillimi personalisht kam qenë skeptik që do të ketë diçka sepse se pari nuk e di cila do të jetë arsyeja që VV ta lë pushtetin, kurse i ka shumicën në parlament. PDK në vazhdimësi i ka kërku zgjedhjet dhe shpartallimin e kuvendit.

E kanë kërkuar vazhdimisht dhe kanë treguar një farë forme që janë të gatshme për zgjedhje. Partitë bëjnë kalkulime para zgjedhjeve dhe ka të ngjarë që ose nuk janë të gatshme ose sondazhet nuk ju qëndrojnë mirë. Kjo ka mundur të ndodh me paritë e tjera”, tha Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat