Kurti thirret të dëshmojë për ish gardianin Dragisha Milenkoviq - Zyra e Kryeministrit nuk jep detaje

Aktuale

Kurti thirret të dëshmojë për ish gardianin Dragisha Milenkoviq - Zyra e Kryeministrit nuk jep detaje

Më: 28 maj 2024 Në ora: 20:29
Dragisha Milenkoviq

Ish-gardiani serb që po akuzohet për torturë ndaj shqiptarëve është deklaruar si i pafajshëm. Derisa avokati i tij po kërkon që të dëshmojë kryeministri, Albin Kurti që sipas tij e di sjelljen ndaj të burgosurve të atij burgu.

E nga Instituti Kosovar për Drejtësi thonë se nëse një kërkesë e tillë aprovohet, Kurti është i obliguar të shkojë për të dhënë dëshminë.

Në këto hapësira të burgut të Prishtinës dhe brenda burgut të Lipjanit, ish gardiani, Dragisha Milenkoviq dyshohet që maltretoi të burgosurit shqiptarë duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme.

Pikërisht për këto akuza, ai doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë sërish të martën.

Me këtë rast ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Madje, ai para trupit gjykues u betua në familje që s’e ka prekur me gisht asnjë prej tyre.

E avokati i tij, Dejan Vasiq tha se ka kërkuar që Kryeministri Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar, pasi e njeh të akuzuarin dhe e di sjelljen dhe veprimet e tij ndaj të burgosurve të atij burgu.

Nga Instituti Kosovar për Drejtësi, thonë se nëse Gjykata aprovon një kërkesë të tillë, kryeministri është i obliguar që të dal para gjykatores.

“Në këtë fazë nuk është se është bërë propozimi për dëgjimi ne dëshmitarëve por është përmend si dëshmitar që në të ardhmen mund të propozohet nga Mbrojtja që i njëjti të jetë pjesë e procesit gjyqësor dhe në rast se Gjykata e aprovon një porpozim të tillë të mbrojtjes së të akuzuarit atëherë është i obliguar që kryeministri Kurti të shkojë dhe të japë dëshminë e tij gjithmonë në kuptim të asaj që ti kontribuojë ndriçimit të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarit.”, tha hulumtuesi në IKD, Flamur Kabashi.

Sipas Kabashit, raste të tilla nuk janë hasur në të kaluarën në gjykimet për krime lufte, ku për të dëshmuar pro të akuzuarve janë thirrur krerë institucionesh.

Nga monitorimi sistematik që IKD i bën Gjykatës në rastet e krimeve të luftës jemi duke monitoruar nuk kemi hasur në raste të tilla kur është propozuar për tu dëgjuar dëshmitar ndonjë nga zyrtarët shtetorërorë të lartë porn ë rastin konkret nëse mbrojtja arrinë të dëshmojë dhe arsyetojë që dëshmitari në këtë rast kryeministri Kurti do ta ndriqojë rastin me dëshminë e tij atëherë Gjykata edhe mund ta aprovojë një kërkesë tëtillë por gjithsesi duhet bërë një herë propozimi duhet propoziji të jetë i arsyetuar kjartë dhe në cilën rrugë do ta ndriqojë dëshmia e Kurtit”, u shpreh Kabashi.

Media ka pyet Zyrën e Kryeministrit nëse Kurti do i përgjigjet pozitivisht kësaj ftesë, mirëpo gjatë ditës, nga ekzekutivi nuk i kanë përgjigjur interesimit të televizionit.

Kjo është hera e dytë që avokati, Dejan Vasiq po kërkon që të ftohet për të dhënë dëshminë, kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat