“Më në fund ua pamë hajrin për diçka!”, Pozhari: Albin Kurti bëhet kryeministri më jetëgjatë në Qeveri

Aktuale

“Më në fund ua pamë hajrin për diçka!”, Pozhari: Albin Kurti bëhet kryeministri më jetëgjatë në Qeveri

Nga: A.SH Më: 29 maj 2024 Në ora: 17:38
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Memli Krasniqi ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës nuk do të shpërndahet, për shkak të mungesës së mbështetjes nga dy partitë e tjera opozitare për këtë.

Pas kësaj ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari, duke thënë se kjo qeveri dhe kryeministri Albin Kurti i bie të jenë më jetëgjatë në historinë e shtetit të Kosovës.

“Më në fund ua pamë hajrin për diçka”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Në fund të nëntorit të këtij viti, Albin Kurti bëhet kryeministri me jetëgjatë në Qeveri, kurse qeveria e tij e para në historinë e shtetit tonë që ka përmbyllur një mandat të plotë 4 vjeçar.

Kjo pa dyshim nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e opozitës. Më në fund ua pamë hajrin për diçka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat