​EULEX: Ne respektojmë në tërësi pavarësinë e autoriteteve gjyqësore

Aktuale

​EULEX: Ne respektojmë në tërësi pavarësinë e autoriteteve gjyqësore

Më: 29 maj 2024 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

EULEX ka dalë me një sqarim sa i përket rolit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit mbi operacionet e kryera nga autoritetet e Kosovës në veri.

Në sqarim thuhet se EULEX-i nuk ka mandat ekzekutiv qe nga viti 2018 dhe se detyra e tij e vetme të ndihmojë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Në këtë drejtim, monitorimi është komponentë esenciale e mandatit të EULEX-it. Për ushtrimin efektiv të kapacitetit tonë të monitorimit të thuktë, neve na duhet të kemi edhe prezencë fizike në skenën e aktiviteteve që kryhen nga institucionet e Kosovës përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë”.

EULEX thotë se kryen monitorim si palë e paanshme dhe se gjatë kryerjes së aktiviteteve të monitorimit, respektojnë në tërësi pavarësinë e autoriteteve gjyqësore dhe parimin e mosndërhyrjes.

“Në rast se përmes këtyre aktiviteteve të monitorimit identifikohen mangësi të rënda, Misioni i adreson ato me autoritetet përgjegjëse relevante”, përfundon sqarimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat