Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një “Golf lll”

Aktuale

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një “Golf lll”

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sherri që përfundoi me tre të plagosur në qendër të Pejës del se nisi për një veturë Golf lll.

Jeton Berisha bashkë me dy djemtë, Jetardin dhe Jetnisin paraprakisht nuk kishin asnjë punë ose komunikim direkt me Agron Gashin, nga i cili u plagosën me revole.

Në kërkesën për paraburgim të cilën e ka siguruar media përshkruhet në detaje e gjithë ngjarja, nga sharjet e kërcënimet verbale, përplasja fizike, kërcënimi me armë, plagosja, e më pas arratisja e Agroni Gashit që del se u ndihmua nga një familjare e tij.

Fillimisht një person me inicialet L.H, ishte i interesuar për ta blerë një veturë Golf lll nga F.G, që është xhaxhai i Agron Gashit.

Për të biseduar për pazarin apo blerjen e veturës klienti, u dakordua që me pronarin e makinës të takohen në një furrë në rrugën “Bekim Berisha”.

Me këtë rast A.G., për të biseduar për shitjen e veturës së tij me vete e merr edhe nipin, Agron Gashin.

Në furrë përpos të interesuarin për blerje, i takojnë edhe shokët e tij, Jeton, Jetard dhe Jetnis Berishën.

Në bisedë e sipër 21 vjeçari Agron Gashi atyre ua thotë këto fjalë:

“Qaj person që lyp me ja shkërdhy nonën unë ja shkërdhej, ja rrasi alltin në gojë”, ka thënë ai.

Pas fjalëve kërcënues Agroni del jashtë furrës, dhe pas tij dalin edhe Jetard dhe L.H.

Në hyrje të furrës Agroni i drejtohet Jetardit me fjalët:

“Ta rrasi plumb”, ka thënë ai.

Pas kësaj po të njëjtin, Jetardin, Agroni e kap për fyti, dhe aty nis kacafytja. Atyre iu hyn në mes shitësi i veturës, xhaxhai i Agronit. Më pas Agroni largohet nga furra ndërsa të tjerët kthehen brenda lokalit.

Pas disa minutave sipas këtyre dokumenteve, Agroni rikthehet me një pistoletë të bardhë të tipit T-T në duar dhe nis të shkrep armën.

Aty plagoshet Jetard Berisha i cili mbetet i shtrirë në tokë, L.S, që kishte për qëllim blerjen e makinës fshihet pikërisht pas një makine. Ndërsa xhaxhai i Agronit duke tentuar t’ia kapë dorën e nipit, atë që e mbante revolen, shkrepet një plumb me ç’rast pëson gërvishtje në bark dhe këmbë.

Agron Gashi e shkrep përsëri armën dhe i lë të plagosur Jeton dhe Jetnis Berishën, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas vrasjes së rëndë në tentativë, më datë 22 rreth orës 21:30, 21 vjeçari, arratiset nga vendi i ngjarjes.

Sipas dosjes ai kishte shkuar tek disa villa në rrugën kryesor në hyrje të Pejës dhe përmes një telefoni të huazuar aty, e thërret vajzën e axhës, L.G..

“Hajde te villat Ukaj se kam bo mut, o hajde merrem”, ka thënë ai.

L.G me veturën Audi shkon e mer Agronin i cili e porosit që ta dërgojë në fshatin Qyshk. Në një shtëpi afër shkollës në fshatin Qyshk, Agroni qëndron deri në mesditën e datës 23 dhe arrestohet nga Policia.

Prokuroria Themelore në Pejë të martën ka treguar se 21 vjeçari që është i përfshirë në gati 20 vepra penale, po planifikonte të arratisej për në shtete të tjera, po që është arrestuar pak para realizimit të këtij plani.

Agroni është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa për vajzën e axhës së tij, që e ndihmoi të arratisje është kërkuar arrest shtëpiak sepse dyshohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerje së veprës penale. Dy nga tre të plagosurit ende po trajtohen në intensivë, sipas mjekëve babai është pa vetëdije e njëri djalë në gjendje relativisht stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat