“Inskenim” - Çka e tradhtoi gruan në Gjilan që tha se u plaçkit e dhunua nga dy persona të maskuar

Aktuale

“Inskenim” - Çka e tradhtoi gruan në Gjilan që tha se u plaçkit e dhunua nga dy persona të maskuar

Më: 30 maj 2024 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

N.R. është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka raportuar rrejshëm kinse është plaçkitur dhe dhunuar nga dy persona të maskuar në Gjilan. Ajo kishte raportuar se bashkë me të kishte qenë edhe i biri i saj i mitur, për të cilin pretendonte se ishte sulmuar fizikisht.

Pas hetimeve është siguruar dëshmi se e gjithë ngjarja ka qenë inskenim.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Gjilan, pas hetimeve intensive ka ndaluar të dyshuarën N.R., për shkak të veprës penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ajo më datë 25 maj, pas mesnate, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcenim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat