“O Zot, trupa të fshehur nëpër shkurre”, rrëfimi i gazetarit Wade Goddard

Aktuale

“O Zot, trupa të fshehur nëpër shkurre”, rrëfimi i gazetarit Wade Goddard

Më: 31 maj 2024 Në ora: 08:32
Gazetari Wade Goddard

Gazetari Wade Goddard përshkruan në detaje se si ishte ndjerë pas asaj që kishte parë gjatë luftës në Kosovë.

Ai tregon se për herë të parë, pasi i kishte parë të ekzekutuar fëmijët në shkurre ai nuk ishte në gjendje as të punonte.

“Kur mbërritëm ne, ishin duke i kërkuar antëtarët e familjes Delia, ata ende po kërkonin për anëtarët e tjerë të familjes, o Zot i madh kishte edhe fëmijë të ekzekutuar të cilët po përpiqeshin nëpër shkurre me duar dhe gjunjë, në përpjekje për të shpëtuar, dhe ishte e qartë se ushtarët po i ndjeknin nga pas, i ndjeknin dhe i gjuanin nga pas në shpinë”, tha ai.

Goddard shton se për të ishte një ndër momentet më të vështirë kur i shihte ata fëmijë e gra duke u tmerruar, dhe ai tregon se për herë të parë nuk ishte në gjendje të punonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat