Ish-hetuesi policor: Të gjitha takimet e Radoiçiqit me politikanët janë të incizuara

Aktuale

Ish-hetuesi policor: Të gjitha takimet e Radoiçiqit me politikanët janë të incizuara

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 22:14
Murat Mehmeti

Bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe terroristit Millan Radoiçiq, u bënë sërish temë diskutimi në Kosovë.

Me këtë rast, ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, tha se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

“Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti.

Këto incizime të publikuara nga gazeta Nacionale janë të dytat të publikuara gjatë këtyre dy viteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat