Bajqinovci për bisedën Kusari – Radoiçiq: Nuk tregon asgjë, Radoiçiqi në kohën e Albin Kurtit ka ikur maleve

Aktuale

Bajqinovci për bisedën Kusari – Radoiçiq: Nuk tregon asgjë, Radoiçiqi në kohën e Albin Kurtit ka ikur maleve

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 00:17
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur rreth aktualitetit politik.

Bajqinovci ka komentuar bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe kryeterroristit serb Millan Radoiçiq.

“Ky rast nuk duhet shikuar në këtë prizëm. Mendoj që është një pikturë më e madhe. Tash po tentojnë që Radoiçiqin ta paketojnë kinse ka edhe raporte me neve, që është e pavërtetë. Këto përgjime që po dalin, janë të atyre përgjimeve të vitit të kaluar e që në fakt nuk tregojnë asgjë. Radoiçiqin duhet ta shikojmë ndryshe, atë i cili në kohën e Albin Kurtit ik maleve”, u shpreh Bajqinovci.

Bajqinovci ka thënë se kjo bisedë nuk tregon asgjë, ndonëse nuk do të duhej të ndodhte.

Kur është pyetur se a ka njerëz të tjerë në Vetëvendosje që kanë pasur kontakte me Radoiçiqin, ai tha “nuk besoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat