Rasti “Sekiraqa”, Zogaj: Pavarësisht se këtu mund të ketë dështuar sistemi, prapë u treguan të përgjegjshëm

Aktuale

Rasti “Sekiraqa”, Zogaj: Pavarësisht se këtu mund të ketë dështuar sistemi, prapë u treguan të përgjegjshëm

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 00:51
Albert Zogaj

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj duke folur për rastin “Sekiraqa” tha se pavarësisht vlerësimeve preliminare që mund të jenë se sistemi  ka dështuar në këtë proces, sipas tij ka treguar përgjegjshmëri.

“Sepse ne kemi reaguar në mekanizmat e kontrollit pra pa paragjyku përfundimin edhe për gjyqtarin edhe për situatën me gjithatë atë ne kemi treguar se jemi sistem i  përgjegjshëm, në këtë rast çdo vlerësim që vjen nga këshilli gjyqësor derisa nuk ka ndonjë vendim mbi fajlësinë e gjyqtarit mund të jetë vendim i KGJK-së mbi administrimin e procesit , por jo mbi vendimarrjen , këtë kam detyrë me qartësu për publikun ne nuk mund të kemi një konkludim për vendimarrjen….”, tha ai.

Tutje ai tha se ka mendim kritik rreth kthimit të çështjeve në rigjykim që sipas tij, numri i tyre vazhdon të jetë i lartë.

”Shkalla e kthimit të çështjeve në rigjykim është e lartë, ne kemi listuar në mënyrë të vazhdueshme që ka pasur disa faktor    ndryshimet e shpeshta ligjore, ligjet tjera, gjyqëtarë të rinjë”, tha Zogaj

 Më tej ai shtoi se tema rreth dhunës në familje dhe në baza gjinore është temë që trajtohet vazhdimisht.

”Ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë publikisht që fokusi të jetë në preventiv, nuk ka asnjë mundësi asnjë shoqëri sa do e zhvilluar të jetë që secilit qytetarë me i siguru një polic te koka”, këtë e tha Zogaj, teksa ka komentuar një deklartë të Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit që ka folur për  ”dështim të drejtësisë në trajtimin e dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore”.

Ai tutje lidhur me rastet e dhunës tha se ”Nuk është një çështje që merr zgjedhje në Gjykatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat